Zyrtari i VV-së dhe juristi, Getoar Mjeku, ka reaguar pasi Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së ka miratuar padinë ndaj presidentit Donald Trump.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shpjeguar se cilat janë procedurat pas këtij vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së.
“Nëse shpallet fajtor, Trumpit mund t’i merret e drejta me u kandidu për poste federale në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së sapo miratoi impiçmentin (padinë) ndaj kryetarit Donald Trump për «krime dhe shkelje të larta», duke e akuzu në veçanti se ka nxitë kryengritje kundër qeverisë federale përmes sulmit në Kapitol. Kjo është hera e dytë që Dhoma padit Trumpin dhe hera e parë që i njëjti president impiçet dy herë.
232 kongresistë votun pro, përfshi disa republikanë. Disa të tjerë fajësuan Trumpin për dhunën, por kundërshtuan impiçmentin.
Tani pritet gjykimi në dhomën e lartë, Senat. Nëse shpallet fajtor, Trumpit mund t’i merret e drejta me u kandidu për poste federale në të ardhmen. Gjykimi mund të mbahet edhe pasi t’i kalojë mandati