ByArtan Nuhiu28/08/2020 13:59
TV21 mëson jozyrtarisht se Naser Zyberi do të emërohet Avokat i popullit në Maqedoninë e Veriut. Konfirmim zyrtar nga Zyberi ende nuk ka por burime të TV21, thonë se Zyberi do të jetë pasuesi i Ixhet Memetit, të cilit mandati i skadon më 24 dhjetor 2020.
Sipas kushtetutës Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me mandat 8 vjeçar. BDI në fushatën parazgjedhore Naser Zyberin e paraqiti se kryeministër të ardhshëm të vendit.