Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka vazhduar me akuzat ndaj Zoran Zaevit dhe qeverisë në lidhje me kontestin me Bullgarinë.
Nga kjo parti thonë se Zaevi ka hequr dorë nga emri i shtetit, ndrësa tani sipas tyre, e shet edhe mbiemrin maqedonas.
“Zaevi që e shiti emrin dhe pohonte se identiteti, gjuha dhe historia janë të ruajtura, para dy ditësh tha se në negociatat me Bullgarinë e ka vendosur edhe identitetin. Zoran Zaev në mënyrë sistematike e shkatërron shtetin”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Ata më tej shtojnë se dëmet që i ka shkaktuar Zaevi janë tradhti dhe për këtë thonë se do të ketë përgjegjësi.