Një ish-Ministër austriak i financave është dënuar me tetë vjet burg për rolin e tij në një skandal të profilit korrupsioni të niveleve të larta.
Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor të premten për përvetësim, marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për të shitur mijëra apartamente në pronësi publike.
Gjykata në Vjenë tha se Grasser ishte i përfshirë në vënie “gjobash”, shantazhe, për më shumë se 9 milion euro.
Ish-ministri e mohoi se kishte vepruar keq dhe do të apelojë.
Grasser u bë ministri më i ri i financave në historinë e vendit në vitin 2000.
Çështja përfshin 14 të pandehur që përballen me një sërë akuzash, të cilat përfshinin pastrim parash, mashtrim dhe falsifikim të provave.
Gjykata tha se Grasser dhe një ndërmjetës kaluan informacionin në lidhje me një ofertë gjatë një skeme për të privatizuar 60,000 apartamente, që nga ana tjetër i mundësuan një rivali të paraqiste një ofertë pak më të lartë fituese.
Një konsorcium bleu apartamentet për 961 milionë euro dhe tre vjet më vonë, ato u vlerësuan me dyfishin e kësaj shume.
Sipas gjykatës, ofertuesit fitues i paguanin një përqind të çmimit të blerjes, 9.6 milion euro, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë së Austrisë Ëalter Meischberger dhe lobistit Peter Hochegger.
Të dy burrave iu dhanë gjithashtu dënime me burg.
Këto para u ndanë në tre llogari bankare në Lichtenstein, gjeti gjykata.
Vendimi u bazua në qindra deklarata të dëshmitarëve së bashku me thirrjet telefonike të përgjuara, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Gjykatësja Marion Hohenecker tha: “Ata që bëjnë biznes sinqerisht nuk kanë nevojë për llogari në Lichtenstein.”syri.net
Ajo shtoi se suksesi i ofertuesit fitues “u arrit me ryshfet dhe ishte i mundur vetëm për shkak të abuzimit të qëllimshëm të autoritetit” nga ish-ministri i financave.
Avokati i Grasser e përshkroi vendimin si një “gjykim të gabuar” dhe tha se një apel do të bëhej në Gjykatën e Lartë.