9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAkuzat e BDI-së, sqarohen nga komuna e Gostivarit

Akuzat e BDI-së, sqarohen nga komuna e Gostivarit

Rreth akuzave të BDI për situatën me qentë endacakë, sqarohen nga komuna e Gostivarit.

“Në lidhje me akuzat e pabaza të shpalosura në konferencën e sotme për shtyp të BDI – dega në Gostivar, njoftojmë publikun e gjerë se faktet flasin ndryshe, ngase me ardhjen e Arben Taravarit në krye të Komunës së Gostivarit, u ndërtuan dy stacionarë për strehim dhe trajtim të qenve endacak. Udhëheqësia aktuale komunale, në fillim të mandatin në vitin 2017, trashëgoi kaos në këtë drejtim. As që ishte menduar ndonjë veprim për këtë problem shumëvjeçar ne qytetin e Gostivarit, por edhe ne nivel nacional nga ana e udhëheqësisë së BDI-së”, thuhet në reagim.

Për këtë, vijon reagimi, sa herë që zhvillohen zgjedhje në Gostivar, kjo parti e përgjigjen nga qytetarët se kush sa ka punuar, edhe atë jo vetëm për trajtimin e qenve edacakë, ku në tre vitet e fundit mbi 700 qen janë trajtuar, operuar dhe strehuar.

“Komuna e Gostivarit do vazhdojë me përkushtim të punojë në trajtimin e qenve endacakë në Gostivar me rrethinë, por për fat të keq BDI në komunën e Gostivarit për 9 vjet qeverisje lokale nuk bëri asgjë. Madje, asnjë komunë e udhëhequr nga BDI-ja, askund nuk bëri asgjë për qentë endacak dhe kjo parti nuk ka kredibitet të flet për diçka që s’ka bërë në komunat që udhëheqin për gati se 20 vjet nga kuadro të tyre”, qendron ne reagim.

BDI-së së përçarë dhe të diskredituar komplet në komunën e Gostivarit, thuhet në reagim, nuk i mbetet asgjë tjetër përveçse të merret me qentë endacakë, ndotjen e ajrit dhe deponinë Rusino, problem këto që i tejkalojnë mundësitë për menaxhim vetëm nga ana e Komunës së Gostivarit, sepse janë probleme të nivelit rajonal (ndërkomunal) dhe të nivelit nacional.

“Ua bëjmë me dije se qytetarët duan konstruktivitet, e jo demagogji dhe gënjeshtra. Gostivari është qytet i vogël dhe njerëzit njihen shumë mirë ndërmjet veti”, përfundon reagimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments