-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / PËR ATA QË DINË TË LEXOJNË DHE KUPTOJNË

Abdulla Mehmeti / PËR ATA QË DINË TË LEXOJNË DHE KUPTOJNË

rjedha e ngjarjeve për orientimin evropian dhe euroatlantik të MaqedonisëPËR ATA QË DINË TË LEXOJNË DHE KUPTOJNËSa lexojnë dhe a kuptojnë qytetarët tanë nga ajo që shkruhet?Sa demokratë dhe reformatorë paraqiten politikanët dhe pushtetarët tanë para qytetarëve, sidomos para atyre që nuk shohin përtej hundëve të veta! Ju garantoj, askush dhe për asgjë nuk i pyet këta politikanë dhe pushtetarë vendës, por janë të detyruar t’i zbatojnë urdhërat.Nuk do t’i pyes as për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, me ose pa veton e Bullgarisë.ARDHJA E NATOS IA NDRYSHOI FATIN MAQEDONISË VERIORE DHE QYETARËVE TË SAJ, JO POLITIKANËT VENDËS1. Më 29 korrik 2017, hyrja e Forcave të NATO-s në Maqedoni, nga territori i Bullgarisë;2. Më 1 gusht 2017, nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunim, mirëkuptim dhe fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, e nënshkruar në Shkup nga kryeministrat e dy vendeve;3. Më 17 qershor 2018, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, për ndryshimin e emrit të shtetit. Vazhdon…(27.XI.2020)* * *GADISHULLI ILIRIK KURRË MË NUK DO TË JETË SI MË PARË29 korrik 2017Në vendkalimin kufitar Deve Bair, përmes Bullgaisë, sot hynë në Maqedoni 120 automjete ushtarake me 300 ushtarë amerikanë. Ata kanë ardhur nga Gjermania për një stërvitje të përbashkët me Armatën e Maqedonisë, ndërsa aktivitete do të zhvillohen edhe me banorët e disa qyteteve në Maqedoni, deri më 8 gusht.Së shpejti pritet që Maqedonia të jetë anëtare e 30 e NATO-s, si partner i Kartës së Adriatikut, me këtë edhe do të ndryshojë rrënjësisht gjeopolitika e këtij rajoni.Kjo imponon nevojën e ndryshimit rrënjësor të konceptit të veprimit politik dhe organizativ të lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoni, sidomos të strukturës udhëheqëse të saj, e cila është dëshmuar tepër e paaftë në 26 vitet e pluralizmit, me këtë duke i sjellë dëme të pariparueshme, jo vetëm çështjes shqiptare, por edhe paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përmes kontrollimit të saj nga organet e sigurimit të shtetit dhe agjenturat e huaja, si dhe me lojalitetin e saj të tepruar ndaj strukturave kriminale në pushtet dhe të influencës ruse në Maqedoni dhe rajon.(29.VII.2017)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments