8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / ASGJË NUK SHITET MË LIRË NË BALLKAN SE SA...

Abdulla Mehmeti / ASGJË NUK SHITET MË LIRË NË BALLKAN SE SA INTERESAT KOMBËTARE DHE TERRITORET ETNIKE SHQIPTARE

Çfarë nuk është e qartë këtu, mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare, kur më tepër ka punuar pushteti i deridjeshëm i Maqedonisë Veriore, bashkë me faktorin politik shqiptar, për interesat bullgare se sa Sofja zyrtare? Politika dhe diplomacia bullgare kanë faj, që nuk janë munduar ta revidojnë Marrëveshjen e Bukureshtit (dhe shumë marrëveshje të tjera me Greqinë dhe Serbinë), kur territorin e Maqedonisë së sotme janë detyruar t’ia njohin Serbisë së atëhershme, palë nënshkruase e kësaj marrëveshje kriminale. Për më tepër lexoni argumentet: 1. Si ka mundur të tolerohet e të mos vërehet, kur dita e Referendumit për Pavarësinë e Maqedonisë është zgjedhur data 8 shtator, në vitin 1991, përderisa dihet se kjo datë në histori shënon ditën e krijimit të shtetit kuisling bullgar të Vanço Mihajllovit në Maqedoni, më 8 shtator 1944? 2. Si nuk qenka vërejtur dhe është toleruar vendosja e datës 3 Mars, dita e Marrëveshjes së Shën Stefanit, krijimi i Bullgarisë së Madhe, si ditë e Komunës së Tetovës, që festohet tri dekada me radhë, e qendrës politike, kulturore dhe e rezistencës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni? 3. Si nuk qenka hetuar dhe është toleruar, kur në asnjë regjistrim të popullsisë në Maqedoninë e pavarur, të mos ketë rubrikë për deklarimin e përkatësisë etnike bullgare, të kësaj bashkësie etnike që jeton në Maqedoni dhe e ndjen veten si të tillë? 4, Si nuk qenka hetuar dhe është toleruar, që në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë Veriore, të sjellë së pari herë në vitin 1991 dhe të ndryshuar e plotësuar dy herë më vonë, në vitin 2001 dhe në vitin 2019, ku përmenden të gjithë banorët e këtij shteti sipas përkatësisë etnike të tyre, maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllahët, serbët, romët, boshnjakët dhe të tjerët, ndërsa qytetarët që e ndjejnë veten bullgarë të mos përmenden ashtu siç janë përmendur të tjerët? Ndërkohë që, Shkupi zyrtar gjithnjë e ka ngritur çështjen e pakicës maqedonase në Bullgari, madje ka ngritur edhe një proces gjyqësor për këtë çështje në Gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut. Çfarë domethënë e gjithë kjo që përmendëm? Siç duket, forca të caktuara politike në vend dhe jashtë janë munduar pandërprerë për krijimin e situatës siç e kemi sot, në prag të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në BE, si shtet demokratik dhe i pavarur, jo si koloni e ndonjërit nga shtetet fqinje. (Pjesë nga intervista ime e fundit) (23.XI.2020)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments