Sulejman Mehazi, analist politik, i ka uruar fitoren Joe Bidenit, presidentit të ri të SHBA-së.
Ai ka akuzuar presidentin e deritanishëm Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell, se deshën të bënin një mini-republikë serbe brenda Republikës së Kosovës.
Reagimi i tij:
Lamtumirë Trump e Grenell!, ju që me Serbinë bëtë plane për t’ia marrë pjesën më të bukur Kosovës, Ujmanin, që me anë të Asociacioneve të qyteteve serbe donit të bënit mini-republikë serbe brenda Republikës së Kosovës, që përkrahët fuqishëm minishengenet serbe-ruse në kurriz të shqiptarëve.
Lamtumirë për shkak humbjes së thellë e pikëllimit të madh të serbëve, vuçiqave, daçiqave e brnabiqave!
Urime Presidenti i ri i SHBA-ve Joe Biden, paçi jetë të gjatë e suksese në të mirën e njerëzimit e në të mirë të bijës suaj Kosovë.