Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kasami në rrjetin social Facebook shkruan:
“Populli ynë mik amerikan bëri zgjedhjen më të mirë për President të SHBA-së. Një urim i përzemërt për të gjithë qytetarët e SHBA-ve, duke respektuar vullnetin e tyre për zgjedhjen për President të 46, mikun e popullit shqiptar Joe Biden.
Miqësia dhe respekti i popullit shqiptar ndaj SHBA-ve do të jenë të përhershme, ndërsa me Presidentin Biden edhe më të fuqishme. Zoti e bekoftë SHBA-në, Zoti e bekoftë miqësinë dhe partneritetin tonë!??