Deputeti i AAA Prof. Dr.Hysni Ismaili takoi përfaqësuesit e grupeve me nevoja të veçanta. Sot pata kënaqësinë e veçantë që të takoja përfaqësuesit e grupeve me nevoja të veçanta, për të diskutuar lidhur me problematikat e përditshme që i përballojnë si komunitet, ngase pushteti nuk ka arritur të ju krijoj kushte për jetesë dhe funksionim më të lehtë. I sigurova se gjithnjë do jemi zëri i tyre në Parlament, duke theksuar se do mundohemi përmes amandamenteve të shtyjmë përpara ndryshime ligjore që shkojnë në favor të personave me nevoja të veçanta.