4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMariçiq paralajmëron seanca online

Mariçiq paralajmëron seanca online

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq paralajmëron mbajtjen e seancave gjyqësorë në formë online. Ai shton se kjo praktikë është ndjekur edhe më parë në sistemin gjyqësor. Kjo sipas tij, duhet të bëhet për shkak se gjatë seancave gjyqësore ka edhe të akuzuar të infektuar me koronavirus ose që janë në izolim.

 “Kjo kohë e re  e pandemisë botërore, solli sfida të reja edhe për gjyqësinë  dhe kërkon zgjidhje të reja  se si të funksionojë sistemi, të vazhdojnë  seancat gjyqësore dhe procedurat para gjykatave dhe prokurorive. Nxënësit, kuadri mësimor dhe sistemi arsimor me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke u përballur me shumë sfida, treguan se sistemi në këto kohë duhet dhe mundet të funksionojë edhe online”, deklaroi Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.

Ministri thotë se për ta bërë drejtësinë më të arritshme për qytetarët do të ulet tarifa gjyqësore, e cila deri më tani arrinte 48 mijë denarë ndërsa tani do të zvogëlohet për tetë herë dhe do të arrijë në një maksimum prej 6 mijë denarëve.

Nga ana tjetër, Komiteti i Helsinkit ka dalë me një analizë duke thënë se prej fillimit të pandemisë me Covid 19 rreth 500 persona kanë kërkuar ndihmë juridike deri te Komiteti i Helsinkit. Pandemia dhe masat kufizuese, kanë sjellë deri në kufizimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht për personat e varfër.

“Nga fillimi i krizës, rreth 500 qytetarë kanë marrë ndihmë juridike nga Komiteti i Helsinkit për çështje nga fusha e marrëdhënieve të punës dhe qasje deri te punësimi, dhunës me bazë familjare dhe gjinore, marrëdhënieve familjare, mbrojtjes sociale, diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes dhe veprave të urrejtjes”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ndryshe Agjencia për të Drejtat Fundamentale me rastin e 25 Tetorit, Ditës Evropiane të Drejtësisë u bëri thirrje BE-së dhe vendeve anëtare ta përforcojnë mbrojtjen e viktimave përmes shfrytëzimit të internetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments