5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTETOVË-EDHE TEUTA ARIFI ME RRETHRROTULLIM: KAOSI NË TRAFIK – NË PRITJE TË...

TETOVË-EDHE TEUTA ARIFI ME RRETHRROTULLIM: KAOSI NË TRAFIK – NË PRITJE TË BULEVARDEVE

Tashmë nuk është lajm se komunikacioni në rrugët e Tetovës është sfidë për vozitësit dhe gjithë pjesëmarrësit tjerë në të. Shpresë për lehtësimin e kaosit do jetë rregullimi I bulevardit Industrial, punimet e të cilit filluan në shkurt të këtij viti, e sipas kontratës duhet të përfundojë në janar të vitit të ardhshëm. Nga Komuna e Tetovës sigurojnë se gjithcka po realizohet në afatin e paraparë kohor. “ Kompania e angazhuar për kryerjen e punëve ndërtimore është duke realizuar projektin në kornizën kohore të paraparë me kontratën e punës! Janë kryer të gjitha punët tokësore, vendosja e instalimeve elektrike si dhe anësoret, dhe është bërë edhe trasimi perfundimtar para asfaltimit. Edhe pse në kontratë punët janë paraparë të mbarojnë në muajin janar, asfaltimi si dhe punët përfundimtare do të kryhen brenda muajit nëntor, që dmth pritet finalizimi dhe vënia në funksion të këtij bulevardi para afatit përfundimtar të paraprë në kontratë!”,thuhet në komunikatën dërguar Klan Maqedoni nga Komuna e Tetovës. Ky projekt, sic u tha, në fillim të punimeve, financohet nga mjete të Bankës Botërore në vlerë 980 mijë euro dhe lidh tre rrugë të rëndësishme, rrugën për në Shkup, Gostivar dhe vendkalimin kufitar Jazhincë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments