12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTrumpi sërish thotë se ka ndalur vrasjet mes Kosovës dhe Serbisë

Trumpi sërish thotë se ka ndalur vrasjet mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me zyrtarë nga Izraeli dhe Sudani, ku u konfirmua marrëveshja për paqe mes këtyre dy vendeve, foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha sërish se me atë marrëveshje ka arritur t’i ndalë vrasjet mes dy vendeve, vrasje të cilat, sipas tij, kanë ndodhur për shumë vjet, raporton Zeri.info.

I pyetur nga gazetarët për marrëveshjen për paqe mes Izraelit dhe Sudanit, ai tha se SHBA-së nuk po i kushtojnë asgjë këto marrëveshje.

“E dini se çfarë po i kushton SHBA-së? Asgjë. Asgjë. Është shumë mirë. Apo jo? Unë them, ‘Asgjë’. Përse duhet të paguajmë? Po e arrijmë paqen. Është si në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Shikoni se çfarë ka ndodhur atje: po e arrinim një marrëveshje tregtare – dy marrëveshje tregtare – dhe ata po e vrisnin njëri tjetrin vazhdimisht për 25 vjet me radhë. A po jo? Edhe më herët se kaq. Thash, ‘prisni pak, po bëjmë tregti me secilin prej këtyre vendeve. Përse të mos pajtohemi në mënyrë që të mos vriteni me njëri-tjetrin?’. Dhe ata ishin shumë të lumtur. E dini, ata ishin shumë të lumtur. Arritëm marrëveshjen”, tha Trumpi. 

Çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në këtë bashkëbisedim e përmendi edhe Këshilltari Amerikan i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, duke ia kredituar Trumpit këtë të arritur.

“E arritët normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës, normalizimin ekonomik. Kosova është një vend tjetër me shumicë muslimane që e ka njohur Izraeli dhe e ka zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem”, theksoi O’Brien.

Trumpi edhe në fushata zgjedhore e ka përmendur në disa raste çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe ka thënë t’i ketë ndalë vrasjet mes dy popujve. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments