Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputeti Hysni Ismaili, sot ishte në vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ku u prit nga kryetari i Kuvendit, Gamoz Ruçi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndërshtetëror midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, veçmas në planin e integrimeve euro-atlantike, ndërsa u fol edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar si detyrë kombëtare.
Kryetari Gashi e falënderoi kryetarin e Kuvendit, Ruçi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shfaqi gatishmërinë që të ndihmojë në fuqizimin e kësaj fryme.
Ndërkaq Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, e falënderoi Gashin për vizitën dhe u shpreh se komunikimi i këtillë ndërshqiptar dhe ndërshtetëror nuk duhet të mungojë as në të ardhmen.