7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKërçovë, mësimi online do të bojkotohet, Carovska: Bojkoti nuk na sjell të...

Kërçovë, mësimi online do të bojkotohet, Carovska: Bojkoti nuk na sjell të mira

Këshillat e prindërve në shkollat e Kërçovës kanë vendosur të bojkotojnë mësimin online.

Prindërit janë ngritur në këmbë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për mësim online për klasat e gjashta deri tek e nënta dhe për gjimnazistët. Ata kërkojnë me ngulm që mësimi të bëhet me prani fizike.

Këshilli i prindërve në shkollën qendrore “Rexhë Rushit Zajazi” janë të vendosur që ta bojkotojnë mësimin online. Drejtori i shkollës tha se 99% janë të përgatitur për mësim më prani fizike.

 “Në të njëjtën mbledhje u vendos në mënyrë unanime nga ana e të gjithë prindërve që ta bojkotojnë mësimin, që mësimi të zhvillohet me çdo kusht me prezencë fizike edhe në shkollën qendër. Shkolla jonë sa u përket përgatitjeve për mësim me prezencë fizike jemi munduar që ata që janë kërkuar edhe tek plani edhe tek protokolli edhe tek algoritmi që është prezantuar nga MASH jemi munduar që të përgatitemi dhe 99% jemi të gatshëm për mësim me prezencë fizike”, tha Naser Ismaili – Drejtor i SHFQ “Rexh Rushit Zajazi”.

Një vendim i këtillë është marrë edhe në shkollën e fshatit Greshnicë të Kërçovës. Kryetari i Këshillit të prindërve Ismail Ramadani tha se me çdo kusht kërkojnë mësim me prani fizike.

 “Ne si anëtarësi e prindërve vendosëm, pasi mbajtëm mbledhje dje në ora 20 dhe vendosëm që mësimi të mos mbahet online por  të bojkotohet, duam që të vijojë mësimi i rregullt”, theksoi Ismail Ramadani nga Këshilli i prindërve.

Fatmir Dehari kryetari i Komunës së Kërçovës tha se e ka njoftuar ministren e arsimit Milla Carovskën për bojkotin e mësimit në shumë shkolla të vendit, dhe se ai do të solidarizohet me prindërit.

 “Prindërit kanë të drejtë të reagojnë, unë vetëm se e kam njoftuar ministreshën nëpërmjet një shkrese se mund të kemi edhe bojkot nga ana e nxënësve dhe nga ana e këshillit të prindërve, ne i kemi njoftuar me të gjitha kushtet që i plotësojnë shkollat tona marrë parasysh protokollet që rrjedhin nga institucionet përkatëse”, potencoi Fatmir Dehari – Kryetar i Komunës së Kërçovës.

Ministrja e Ministrisë së Arsimit Milla Carovska në lidhje më paralajmërimin për bojkotin e mësimit në shkollat e Kërçovës tha se bojkotimi i mësimit nuk i sjellë asnjë të mirë vendit.

 “Unë ju bëjë thirrje të gjithë prindërve, kryetarëve të Komunave dhe drejtorëve të shkollave të ulen dhe bashkërisht ti tejkalojnë pyetjet. Ajo që do të bojkotohet mësimi nuk sjellë të mira të asaj gjenerate për Komunën nuk sjellë të mira për fëmijët”, u shpreh Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Në Komunën e Kërçovës 80% e Këshillave të prindërve të shkollave kanë paralajmëruar bojkotim të mësimit onlinet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments