2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / FIGURA E PËRMBYSUR E POLITIKËS SHQIPTARE NË MAQEDONI

Abdulla Mehmeti / FIGURA E PËRMBYSUR E POLITIKËS SHQIPTARE NË MAQEDONI

Një lëvizje politike, 
– ku udhëheqin militantët e partisë me të kaluar të dyshimtë dhe dosje kriminale; 
– biznesmenët dhe tregtarët aktrojnë politikanin; 
– argatët e tregut të lirë bëjnë punën e mjeshtërve të ndërtimit dhe hamejtë punën e arkitektëve të së ardhmes; 
– policët bëhen autoritete dhe intelektualët heshtin nga frika dhe kërcënimet; 
– hoxhallarët dhe priftërinjtë bëhen frymëzues dhe predikues të vetëm të atdhedashurisë; 
– shkrimtarët, dijetarët dhe shkencëtarët poshtërohen, përgojohen dhe gjunjëzohen para autoriteteve politike; 
– profesorët komandohen nga diletantë të politikës dhe megafona të partisë e të pushtetit; 
– rrena dhe mashtrimi shndërrohen në kod moral; 
– vjedhja dhe tradhëtia çmohen si vepra patriotike; 
– pushtetarët pasanikë ua fishkëllojnë gomat veturava luksoze para farfanjakëve dhe fëmijëve të urituar për bukën e gojës; 
– të sëmurët më tepër e kanë hallin e ryshfetit për mjekët se për shërimin e sëmundjeve të veta; 
– ku të pasurit edhe burgun për krime të rënda e paguajnë me para, ndërsa të varfërit vdesin për faje të vogla nga tortuarat dhe uria nëpër qelitë e burgjeve; 
– kazinot, shtëpitë publike dhe të kumarit promovohen nga autoritetet e pushtetit si ndërmarrje ekonomike për zbutjen e papunësisë;

në atë vend nuk mund të ketë perspektivë shoqërore, progres ekonomik dhe vizion për të ardhmen.

Kjo politikë duhet të përmbyset, të kthehet së mbari, që të mos mbetet edhe më tej figurë e çoroditur siç është tani, e cila i ngjan një peme me degët përposhtë e trungun me rrënjët lartë, e cila mund të shërbejë vetëm si motiv për satirë, humor e përqeshje, jo si përvojë pozitive për gjeneratat e reja.

(5 prill 2017)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments