Deputeti nga radhët e partisë Alternativa, Skender Rexhepi ka thënë sot në Kuvend se duhet që t’i jepet fund praktikës së largimit nga puna të të punësuarve në Ministrinë e Kulturës. Ai ka deklaruar se në kohën kur kjo ministri është qeverisur nga Alternativa, jo vetëm që nuk është bërë asnjë diskriminim partiak, por janë avansuar të gjithë ata që e kanë merituar.
Sipas Rexhepit, nuk ekziston asnjë institucion që është drejtuar nga Alternativa, e cila është pjesë e koalicionit me Aleancën, e që të ketë larguar ndonjë të punësuar. Rexhepi ka thënë se nuk u prit as dhjetë ditë nga zgjedhja e ministrave, që zëvendësministri të largojë pas asnjë arsye 15 të punësuar, të gjithë shqiptarë. Ai ka bërë thirrje Kuvendit që ta fusë këtë çështje në rend dite dhe të japin përgjegjësi ata që bënë këtë. “Unë po flas për fate njerëzish dhe për sjellje fashisoide”, deklaroi ndër të tjera Rexhepi.