2 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajme“Alkaloid”, pas donacionit për spitalin e Kavadarit,170.000 euro ,tash rradhën e ka...

“Alkaloid”, pas donacionit për spitalin e Kavadarit,170.000 euro ,tash rradhën e ka Maqedonia Perendimore ?

Një ndër prodhuesit më të mëdhenj të ilaçeve në RMV Alkaloidi -Shkup,njëherit edhe eksportues në tregun e Shqipërisë por edhe të Kosovës dhe harxhuesi më i madh tek tregu i ilaçeve brenda RMV, Maqedonia Perendimore ka përshëndetur donacionet ne Spitale në Maqedoninë Lindore dhe shpresojnë se edhe në Spitalin Klinik në Tetovë do të bëjë një Investim përafërsisht të tillë duke nderuar harxhuesit e saj pacientët e mundshëm . Gjatë vitit 2019 dhe 2020 “Alkaloid Sh.A Shkup” realizoi donacion në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit në vlerë prej 170 mijë eurosh. Është pajisur plotësisht “Departamenti intern për sëmundjet e femrave” në këtë spital. Hapësira mbi 350m2, e cila mbi tre dekada ka qenë e papërfunduar, sot zyrtarisht dhe në mënyrë solemne është vënë në funksion duke respektuar në mënyrë të rreptë protokollet shëndetësore dhe masat për mbrojtje nga ana e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, Drejtorit të përgjithshëm dhe kryetarit të këshillit drejtues të “Alkaloid” Zhivko Mukaetov dhe drejtorit të spitalit Dime Kovec. Departamenti i ri është i konceptuar dhe realizuar sipas standardeve bashkëkohore, ndërsa përfshin dhomat e pacientëve, pjesën për kujdes intenziv, pjesën për personelin mjekësor, ndërkaq e gjithë hapësira përveç instalimeve të reja, u pajis edhe me pajisje të përshtatshme spitalore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments