2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArsimi në RMV, dje filluan protestat, nesër pritet tjetra, ndërsa Carovska premtoi...

Arsimi në RMV, dje filluan protestat, nesër pritet tjetra, ndërsa Carovska premtoi reforma thelbësore

Mësimi online është një nga sfidat e shumta me të cilat do të përballet arsimi në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit shkollor 2020/21. Dje filluan protestat nga gjimnazistët e Strumicës, ndërsa për të hënën janë paralajmëruar protesta në qytetet tjera, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa e nxënësve të shkollave të mesme ishte kthimi i tyre në shkollë dhe vazhdimi i mësimit, qoftë edhe në formë të kombinuar

“E dimë sa efikas është mësimi online, dhe sa nga ne posedojmë pajisje elektronike. Prandaj, kjo është thirrje deri te kompetentët të dëgjojnë zërin tonë dhe të dëgjojnë mendimin tonë, përndryshe do të vrasin dëshirën për zhvillim”, deklaroi nxënësja Katerina Goneva. Gjithashtu u theksua se mospranimi i kërkesave, mund të nxit protesta të tjera.

Ministrja e propozuar për arsim dhe shkencë në qeverinë e ardhshme, Mila Carovska, premtoi se qeveria e re do të angazhohet për reforma thelbësore.

“Në mandatin e radhës do të bëjmë reforma thelbësorë për arsim modern, dhe do të krijojmë qytetar të fortë dhe të mençur, që do ta zhvillojnë shtetin”, premtoi Carovska.

Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.

Ndryshe, protesta janë paralajmëruar edhe për nesër. Mësim të kombinuar ose hibrid si mënyra më efektive e mësimdhënies në kohë të pandemisë dhe qasje e decentralizuar – secila komunë dhe shkollë të vendosë veçmas për mënyrën më të sigurt për të realizuar mësimin, do të kërkojnë nxënësit e shkollave të mesme në protestën e planifikuar për të hënën. Protesta do të fillojë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe do të përfundojë para Qeverisë, njoftuan organizatorët e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme të RMV.

Sipas ligjeve në fuqi, shkollat duhet të fillojnë mësimin më 1 shtator në shkolla, ndërsa propozimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime. Në këtë seancë, qeveria miratoi Protokollin. Pikërisht, një propozim të tillë për fillimin e mësimit nga 1 tetori, e propozoi edhe kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë, Zoran Zaev.

Por të gjitha propozimet e Qeverisë duhet të kalojnë patjetër në Kuvend, kuvend i cili akoma nuk ka caktuar seancë për votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore në arsim, si shembull Ligji për arsimin fillor, neni 50 që tregon se se “Viti shkollor në shkollë fillore, sipas rregullit, fillon më 1 shtator, ndërsa përfundon më 31 gusht vitin e ardhshëm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments