2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ULET PËR 32 % NUMRI I TË PREKURVE NGA KORONAVIRUSI NË...

(VIDEO) ULET PËR 32 % NUMRI I TË PREKURVE NGA KORONAVIRUSI NË MAQEDONINË E VERIUT

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik i cili i referohet periudhës nga 10 deri në 16 gusht, janë realizuar gjithsej 11,605 testime të covid-19, 2.062 ose 17.8% testime më shumë në krahasim se në javën e kaluar.

Nga 11,605 testimet e kryera, janë regjistruar 902 raste të reja pozitive, dhe në periudhën e përmendur  përqindja e testeve pozitive është 7.8%, që tregon një trend të uljes së vazhdueshme, krahasuar me javët e kaluara, kur përqindja ishte  nga 10%, 9.4% dhe 8.6%.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (251; 27.8%) dhe Kumanova (125; 13.6%). Në 18 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të reja të konfirmuara me Covid-19 është nën 20.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Sa i përket strukturës së moshës, janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat.  Edhe në  këtë periudhë, grupmosha më e infektuar janë personat mbi 60 vjeç me 206 (22.8%) pozitivë. Një numër i madh i pacientëve është  regjistruar edhe tek personat e moshës 30-39 vjeç (163; 18.1%) dhe 50-59 (162; 18.0%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 vjeç (26; 2.9%) dhe 10-19 vjeç (49; 5.4%)”.

Nga rastet që janë hetuar në mënyrë epidemiologjike ( 858; 95.1%), 87 (10.1%) janë hospitalizuar, dhe tek  244 (28.4%) janë paraqitur komorbiditete. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 303 (35.3%) kanë pasur kontakte me një rast pozitiv në COVID-19, dhe 27 persona kanë udhëtuar jashtë vendit në 14 ditët e fundit.

Janë regjistruar 17 raste të vdekjeve në 9 qytete, që është një rënie prej 32.0% në krahasim me javën e kaluar. Shumica e rasteve ishin mbi 60 vjeç (n = 9; 52.9%). Nga ata që vdiqën, 16 pacientë kanë qenë të hospitalizuar  ndërsa 1 pacient jo. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments