2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: Taravari s’ka asnjë kusht për Zaevin dhe Mickoskin, por vetëm për...

BDI: Taravari s’ka asnjë kusht për Zaevin dhe Mickoskin, por vetëm për shqiptarët! Humbët, dorëhiquni!

Shqiptarët nuk e meritojnë një opozitë kaq jodinjitoze dhe jokonzistente e cila parashtron kushtëzime vetëm për shqiptarët, ndërsa endet korridoreve të LSDM dhe VMRO për të dështuar ideali kombëtar.
Dorëhiquni për humbjen tuaj të 16 me rradhë, tregohuni dinjitoz dhe me kapacitet demokratik e mos i nënçmoni shqiptarët.

Uzurpatorët dështak të kampusit opozitar dështimin e tyre personal po e shëndërojnë në dështim të shqiptarëve duke qëndruar në sportelet e LSDM dhe VMRO ditë e natë me lutje të mos realizohen kërkesat shqiptare.

Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë këtë nënçmim dhe këtë sjellje jodinjitoze të opozitës shqiptare si dhe braktisjen e paarsyeshme të Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare.

Dorëhiquni dhe lironi skenën opozitare të cilën e keni uzurpuar për shumë vite për interesat e juaj personal.

Shqiptarët u përcaktuan për BDI-në dhe ne kemi obligim që të përkujdesemi edhe për votuesit e opozitës sepse ata nuk ju votuan juve që të rrini në sportelet e pritjes në koridoret e LSDM dhe VMRO, por të përfaqësoni interesin shqiptar e jo të punoni për përçarje dhe dështim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments