Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, konfirmoi se më 2 shtator do të jetë në Washington për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit të Kosovës, duke thënë se vendi i tij nuk është në pozicion për të refuzuar takime. Vuçiq tha se temë kryesore e këtij takimi do të jetë ekonomia dhe vendit të tij i intereson kjo çështje.
“Serbia nuk është në pozicion të refuzojë bisedimet. Ne do të marrim pjesë pasi temë është ekonomia dhe për ne kjo është e rëndësishme”, tha ai, njoftojnë mediat serbe. Megjithatë, presidenti serb u shpreh dyshues nëse udhëheqësit e shtetit të Kosovës do të jenë në Washington vetëm për çështjet ekonomike.
Sipas tij, Prishtina është e interesuar që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo te bashkëpunimi ekonomik.