7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTrump tërhiqet nga pretendimet e mëparshme se shpërthimi në Bejrut ishte një...

Trump tërhiqet nga pretendimet e mëparshme se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm

“Çfarëdo që ndodhi, është e tmerrshme. Por ata me të vërtetë nuk e dinë se çfarë është. Askush nuk e di akoma. Në këtë moment, ata po e kërkojnë. Si mund të thuash aksident. Ndoshta dikush la disa pajisje të tmerrshme shpërthyese…”, tha Trump

Washington

Presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga pretendimet e tij të mëparshme se shpërthimi masiv që tronditi kryeqytetin Bejrut të Libanit dhe periferinë e tij ishte një sulm, duke theksuar se, “Nuk mendoj se dikush mund të flasë tani”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Çfarëdo që ndodhi, është e tmerrshme. Por ata me të vërtetë nuk e dinë se çfarë është. Askush nuk e di akoma. Në këtë moment, ata po e kërkojnë. Si mund të thuash aksident. Ndoshta dikush la disa pajisje të tmerrshme shpërthyese dhe gjëra të tjera përreth. Ndoshta ashtu ishte… ndoshta ishte një sulm”, u tha Trump gazetarëve.

Të martën, Trump pretendoi se tragjedia ishte një bomb në vend se një shpërthim, duke theksuar se ishte vlerësimi i ofruar atij nga gjeneralët amerikanë me të cilët ai tha se i ka diskutuar.

I pyetur nëse ai ishte i sigurt mbi vlerësimin e tij se shpërthimi ishte një sulm dhe jo një aksident, Trump tha se “do të dukej ashtu, bazuar në shpërthimin”.

“U takova me disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyer dhe ata thjesht mendojnë se duket se ishte ashtu. Ky nuk ishte një lloj i shpërthimit të industrisë përpunuese. Ata do ta dinin më mirë se unë, por ata duket se mendojnë se ishte një sulm, ishte një lloj bombe”, tha Trump.

Presidenti libanez, Michel Aoun, përmendi nitrat amoniumin e ruajtur në Portin e Bejrutit si burim të shpërthimit, që u dëgjua në të gjithë qytetin dhe periferinë e tij.

Të martën, Bejruti dhe rrethina e saj u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.

Kryeministri Hassan Diab të mërkurën e shpalli “ditë zie kombëtare”.

Shpërthimi tronditi Libanin përderisa vendi po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike, së bashku me rënien dramatike të vlerës së paundit libanez ndaj dollarit amerikan.

Pasi që disa media cituan zyrtarë anonimë të mbrojtjes që thoshin se nuk ka asnjë provë për të mbështetur sugjerimet se shpërthimi ishte një sulm, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, dje tha se “shumica besojnë se shpërthimi ishte një aksident”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments