7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMINISTRI VESEL KRASNIQI: KOSOVA KTHEN MBRAPA 50 MIJË MASKA TË BLERA NGA...

MINISTRI VESEL KRASNIQI: KOSOVA KTHEN MBRAPA 50 MIJË MASKA TË BLERA NGA KINA

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Vesel Krasniqi, ka reaguar ndaj pretendimit të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovë, duke e përgënjeshtruar deklarimin e tij se në Kosovë hyjnë masa pa kontroll dhe nga kompani të pa certifikuara, njofton Insjaderi.

Vesel Krasniqi ka thënë se vetëm javën e kaluar janë kthyer 50 mijë maska të ardhura nga Kina.

“Nuk janë të vërtetuara ato që ka thënë deputeti Haxhiu. Ne kemi inspektuar para një jave sasinë e konfiskuar që dogana i ka ndalë rreth 50 mijë maska që kanë ardhur nga Kina, pasi nuk e kanë pasur testin e kryer i kemi kthyer mbrapa. Pasi është ngritur ky shqetësim nga deputeti, ne do të kemi kujdes pak më të shtuar te ky produkt”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dje në emision “Debat Plus” ka thënë se maskat që po i përdorim për mbrojtje nga Covid-19, mund të jenë kancerogjene, pasi ato nuk kanë kurrfarë garancie.rtk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments