4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMSH: 119 RASTE TË REJA, 4 VIKTIMA, 89 TË SHËRUAR

MSH: 119 RASTE TË REJA, 4 VIKTIMA, 89 TË SHËRUAR

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1325 testime, kurse janë regjistruar 119 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 35, Shtip – 17, Kumanovë – 15, Gostivar – 8, Kërcovë – 8, Manastir – 8, Demir Hisar – 5, Tetovë – 4, nga 3 raste në Strugë, Veles, Ohër dhe Prilep, Kavadar – 2 dhe nga 1 rast në Kriva Pallankë, Koçanë, Berovë, Sveti Nikollë dhe Resnjë.

Sot ISHP-ja ka regjistruar 89 pacientë të shëruar, numër më të madh në Tetovë – 26, Shkup – 22, Shtip 12 dhe Kumanovë – 10.

Kanë ndërruar jetë 4 persona, tre pacientë nga Shkupi të moshës 65, 66 dhe 73 vjecare dhe nja 72 vjecar nga Gostivari. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikiuarve me COVID-19 shkon në 10.617, numri I të shëruarve është 6020, kurse I viktimave 480. Për momentin shënohen 4117 raste aktive. Qytetet me më shumë raste aktive janë Shkupi që numëron 1814, kurse numra treshifrorë shënohen edhe në Shtip – 441, Kumanovë – 296, Gostivar – 258, Tetovë – 228, Strugë – 190, Sveti Nikollë – 179 dhe Dibër – 123.

Në nivel vendi deri më tani janë bërë 100.940 testime.

Në Covid-spitalet e vendit gjithsejt janë të shtruar 387 pacientë, kurse autoritetet e shëndetësisë njoftojnë se 40 prej tyre janë me oksigjeno terapi kurse 5 në raspiratorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments