Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm në Siniçan të Komunës së Bogovinës.
“Këto struktura kriminelo-policore të shtetit aspirant për në BE, nuk e kanë problem të bashkëjetojnë me mafien urbane dhe lejojnë të mbijnë vend e pa vend objekte pa leje qoftë përpara ambasadave të huaja e qoftë ne qendër të Shkupit, Tetovës apo Strugës”, shkruan Sela
E ngrihen në këmbë, shkruan Sela, e gjithë po kjo strukturë kriminelo-policore, për të penguar projektin për ujë të pijshëm për banorët e Siniçanit në Komunën e Bogovinës.
Ndryshe, Komuna e Bogovinës që nga viti 2017 drejtohet nga kryetari Albon Xhemaili i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.