3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Rasti “Zhvatja” tregon më së miri sundimin kriminal të Zaevit

VMRO-DPMNE: Rasti “Zhvatja” tregon më së miri sundimin kriminal të Zaevit

Rasti “Zhvatja” tregon më së miri sundimin kriminal të Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Jo vetëm që janë zhvatur miliona euro, por i njëjti operacion është mbrojtur direkt nga ana e pushtetit. Çantat e Lui Vitonit u panë nga publiku si nxirreshin jashtë, ndërsa ekziston edhe një dëshmi se paratë e zhvatura në Maqedoni përfunduan te Zoran dhe Vice Zaevi.

Ky ishte një operacion serioz në të cilin ishin përfshirë pothuajse e gjithë Qeveria. Ekzistojnë dëshmi se Kiracovski dhe Carovska u kanë ndihmuar zhvatësve gjatë gjithë krimit. Ata nuk ishin vetëm në këtë, por gjithashtu mbështetje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave, deputetët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të LSDM-së. I gjithë procesi i zhvatjes në Maqedoni nuk ishte i mundur pa dijeninë e kreut të pushtetit.

Ndërsa miliona përfunduan tek njerëzit e afërt të Zaevit dhe LSDM-së, Maqedonia po fundosej dita ditës. Populli po varfërohej dhe Zaev krijoi një oktapod kriminal që askush në rajon dhe më gjerë nuk e ka parë.

Qytetarët nuk i meritojnë këto politika shkatërruese të LSDM-së dhe Zaevit. Qytetarët meritojnë shumë më mirë.

Me respekt

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments