4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRritje e numrit të popullatës aktive në Maqedoni, burrat edhe më tej...

Rritje e numrit të popullatës aktive në Maqedoni, burrat edhe më tej dominues

Rritje e popullatës aktive në vend shënohet në periudhën e fundit prej 10 viteve. Statistika tregon se vitin e kaluar ka pasur 964.014 qytetarë të aftë për punë që është për 35.239 më shumë në krahasim me vitin 2009.

Pjesa më e madhe janë të punësuar në industrinë purpunuese, tregti me shumicë dhe pakicë, bujqësi dhe ndërtimtari. Pothuajse në të gjitha sektoret në tre vitet e fundit ka rritje të numrit të të punësuarve, përveç në bujqësi.

Edhe më tutje burrat janë më të shumtë në vendet e punës në krahasim me gratë, edhe pse shënohet rritje e shkallës së punësimit edhe te gratë prej 8,7 për qind pikë. Enti shtetëror për statistikë në publikimin “Maqedonia e Veriut në shifra” publikon se vitin e kaluar në vend ka pasur 477.437 burra të punësuar në krahasim me 320.214 gra që do të thotë se për mbi 150 mijë
është më i vogël numri i grave të punësuara në krahasim me burrat. edhe pse për sa i përket arsimit, veçanërisht të lartë, në nivelin e njëjtë janë si burrat ashtu edhe gratë.

Të dhënat statistikore tregojnë se në vend vitin e kaluar janë evidentuar edhe 166.363 persona të papunë prej të cilëve më të shumtë janë ato të cilët shumë vite kërkojnë punë. Të tillë janë 78.388 persona. Megjithatë, kjo shifër është më e vogël në krahasim me vitin 2009 kur ka pasur 190.768 persona të papunë të cilët kohë të gjatë kanë kërkuar punë.

Shkalla e personave të papunë kohë të gjatë në vitin 2019 ishte 13.1 për qind dhe në krahasim me vitin 2009 shënon zvogëlim prej 13,2 për qind pikë, citohet në publikim Shumica e të punësuarve janë të moshës prej 35-39 vjet, ndërsa përqindje më e madhe e personave të papunë janë të moshës prej 25-29 vjet./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments