4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: Gjatë fundjavës pritet të diskutohet hapja e sërishme e kufijve me...

Maqedoni: Gjatë fundjavës pritet të diskutohet hapja e sërishme e kufijve me Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë

Komisioni për Sëmundje Infektive pritet që gjatë fundjavës të diskutojë për heqjen e masave kufizuese në kufi, për shtetet e rajonit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se lehtësimi nënkupton edhe heqjen e PSR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë.

Rekomandimi i komisionit duhet të miratohet në Qeveri, ndërsa lëvizja e lirë për shtetasit e vendeve fqinje në Maqedoni pritet nga e hëna e ardhshme.

Ndryshe, para disa javëve Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masën që shtetasve të Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë, t’u kërkohet test negativ për COVID-19 gjatë hyrjes në vendin tonë.

Ndërsa më vonë edhe Kosova e vendosi të njëjtën masë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments