7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia, më e lira për të jetuar

Maqedonia, më e lira për të jetuar

Maqedonia është ndër vendet me çmimet më të ulëta për produktet dhe shërbimet e përdorura nga qytetarët. Së bashku me vendet e tjera fqinje si Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Turqia, Maqedonia është ndër vendet më të lira për të jetuar. Çmimet në këto vende për produkte dhe shërbime janë ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

Në Maqedoni, ushqimet në restorante dhe shërbimet në hotele janë ndër më të lirat në rajon, me 45 për qind të mesatares në Bashkimin Evropian, Serbia me 51 për qind, Shqipëria me 46, Mali i Zi 57 për qind, Bosnja me 55, ndërsa Turqia me 51 për qind. Edhe pajisjet elektronike i kemi me çmime më të ulëta në rajon dhe BE. Të njëjtat në Maqedoni kushtojnë me 97 për qind në mesataren e vendeve të BE-së, në Serbi 113, në Shqipëri 106, Mal të Zi 102, Bosnjë 107 dhe Turqi 99 për qind.

Edhe çmimet ushqimore në markete dhe tregje, në Maqedoni janë më të lira krahasuar me rajonin dhe BE-në. Në Maqedoni, çmimet e artikujve ushqimore arrijnë në 61 për qind të mesatares së BE-së, në Serbi 78 për qind, në Bosnjë 76, në Shqipëri 82, në Mal të Zi 79 dhe në Turqi 74.

Sipas analizës së bërë nga EUROSTAT-i, çmimet midis produkteve dhe shërbimeve në vendet evropiane tregojnë ndryshime të mëdha, ndërsa ekziston një hendek veçanërisht i madh midis çmimeve të restoranteve dhe hoteleve dhe çmimeve të alkoolit dhe duhanit.

“Në vitin 2019, para masave kufizuese në vendet anëtare të BE-së të shkaktuar nga përhapja e Covid-19, çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit ndryshuan ndjeshëm në Bashkimin Evropian, përkatësisht në mesin e 27 vendeve anëtare të saj”, thuhet në analizën e EUROSTAT-it.

Danimarka ka një nga nivelet më të larta të çmimeve në BE, me një normë prej 141%, ndërsa mesatarja e BE-së është vendosur në 100%. Ndër vendet me nivele më të larta çmimesh janë Irlanda me 134 për qind, pasuar Luksemburgu me 131 për qind, Finlanda me 127 për qind dhe Suedia me 121 për qind. Në anën e kundërt, pothuajse nivelet më të ulëta të çmimeve gjenden në Bullgari, ku indeksi është 53%, që është shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Rumania është gjithashtu e lirë për të jetuar me çmime të produkteve që arrijnë në 55 për qind. “Kjo situatë tregon që niveli i çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit në vendet anëtare të BE-së ndryshon me gati një deri në tre midis vendit më të lirë dhe më të shtrenjtë”, tregojnë të dhënat e EUROSTAT-it.

Sipas rezultateve të kësaj analize, niveli i çmimeve të një shporte ushqimesh dhe pijeve joalkoolike në të gjithë BE-në ndryshonte në mënyrë drastike, me shtetin anëtar më të shtrenjtë që vuri ku të njëjtat produkte kushtojnë pothuajse dyfish më shtrenjtë sesa vendi më i lirë. Çmimet e një shporte të produkteve të krahasueshme shkonin nga 66 për qind në Rumani dhe 70 për qind në Poloni, krahasuar me 129 për qind më shtrenjtë në Danimarkë, një vend që është mbi mesataren e BE-së. Edhe Luksemburgu, Austria, Finlanda, Irlanda, Franca, Suedia, Malta dhe Belgjika janë mbi këtë mesatare, tregon EUROSTAT-i. Edhe nivelet e çmimeve të pijeve alkoolike dhe duhanit kanë treguar ndryshime të konsiderueshme midis vendeve anëtare të BE-së. Niveli më i ulët i çmimeve në vitin 2019 ishte regjistruar në Bullgari, ku çmimet ishin në 62 për qind të mesatares, para Polonisë me 74 për qind, Hungarisë dhe Rumanisë me 75 për qind. Në ndërkohë, çmimet më të larta u regjistruan në Irlandë, ku indeksi ishte 188 për qind, i ndjekur nga Finlanda, Suedia, Franca dhe Danimarka. EUROSTAT-i thekson se ndryshimet e mëdha midis çmimeve të alkoolit dhe duhanit janë rezultat i ndryshimeve në taksimin e këtyre produkteve nga vetë shtetet.

Restorantet dhe hotelet janë kategoria e dytë në të cilën ka dallime të mëdha në çmime. Nivelet e çmimeve variuan nga 60 për qind ose më pak se mesatarja e BE-së në Bullgari (45 për qind) dhe Rumania (54 për qind) deri 156 për qind në Danimarkë. Pabarazitë më të vogla ndërkohë shihen në çmimet dhe pajisjet e nevojshme elektronike, pajisje transporti personal dhe veshje. Në të njëjtën kohë, në konsumin e pajisjeve elektronike, çmimet ndryshojnë më pak midis vendeve anëtare dhe ato variojnë nga 91% në Poloni në 111% në Francë. Veshja është një grup tjetër i produkteve që tregon një ndryshim më të vogël të çmimeve midis vendeve anëtare, ku Bullgaria me 79 për qind të çmimit mesatar evropian është vendi më i lirë, ndërsa Danimarka me 132 për qind është më e shtrenjta. Ndër më të shtrenjtat në këtë kategori janë Suedia dhe Finlanda. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments