Deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 38, 78% e qytetarëve, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Kryetari Oliver Derkosvki ka njoftuar se, në njësinë zgjedhore numër 1 deri në orën 17:00 kanë dalë për të votuar 41,01%.
Në njësinë zgjedhore 2, kanë dalë 36,28%.
Në njësinë zgjedhore numër 3 kanë votuar 43, 87 %. Në njësinë zgjedhore numër 4, 43, 99%, në njësinë zgjedhore numër 5, 38, 22%. Në njësinë zgjedhore numër 6, 29, 6%.