Bartësi i i listës nga NJZ 2 i koalicionit “Mundemi” Oliver Spasovski, sot prej para kompleksit sportiv “Sokolana” nga Kumanova, ka apeluar te qytetarët të dalin në votim, sepse është sigurt.
Ai tha se të gjithë janë para përgjegjësisë të ruhet gjithçka që është siguruar në tre vitet e fundit dhe se duhet të vazhdohet nëpër rrugën e drejtë.
Në deklaratë për mediat, Spasovski theksoi se janë siguruar paga të sigurta dhe pensione, perspektiva për të rinjtë, integrime të sigurta euroatlantike, duke shtuar se rruga e drejtë do të thotë siguri.
Spasovski shton se vijojnë kohë specifike në të cilat do të duhet të vazhdohet me kujdes për shëndetin, sepse, siç theksoi, sot e udhëheqin njerëz përgjegjës, vijojnë edhe kohë specifike në ekonomi, për të cilën, shtoi, gjithashtu nevojiten njerëz përgjegjës të cilët kanë treguar se çka do të thotë mbrojtje e investimeve, biznesit dhe kulmit mbi kokë.
Bartësi i listës theksoi se munden edhe më shumë dhe më mirë në periudhën që vijon. am/sa/