7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: Do t’i japim pension social çdo gruaje që nuk ka realizuar...

BDI: Do t’i japim pension social çdo gruaje që nuk ka realizuar të drejtën për pension punex

Gruaja ka kontribuar në mënyrë të barabartë në ndërtimin e shtetit tonë
dhe shoqërisë sonë – edhe pse ato mund të ishin mos ishin punësuar
asnjëherë zyrtarisht. Këto janë gratë që na rritën, që punuan shumë në
shtëpitë tona, në fermat tona dhe në ndërmarrje, por që nuk kanë të
drejtë për pension pune. Ato e kanë merituar pensionin e tyre dhe ne
duhet të jemi mirënjohës për kontributin e tyre dhe të kompensojmë
përpjekjet e tyre gjatë gjithë jetës”, thotë Naser Ziberi, kandidati për
Kryeministër të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Plani i tij i veprimit për 100 ditët e tij të para si Kryeministër i
Maqedonisë së Veriut parasheh pension social për të gjitha gratë, të
cilat kurrë nuk kanë punuar zyrtarisht. Për Ziberin, kjo masë ka
prioritetin më të lartë: “Ne mund të shohim vlerën e shoqërisë sonë në
mënyrën se si i trajtojmë pleqtë. Është thjesht jo e drejtë që këto gra
të mos marrin pension shtetëror, me të gjitha ato që kanë bërë për ne
dhe për shoqërinë tonë. Ne duhet ta respektojmë punën e tyre, duhet t’i
respektojmë këto gra dhe të jemi mirënjohës. ”

Ky pension shoqëror është një nga 25 masat konkrete, të planit të
Ziberit me të cilat parashihet që të përmirësohet jeta e të gjithë
qytetarëve. “Unë dua një shoqëri, ku çdo familje, çdo qytetar ka të
ardhura të sigurta për të siguruar një jetesë të duhur. Dua një shoqëri,
në të cilën askush nuk ka mbetur pas. Kjo, jo vetëm që do të sjellë një
cilësi më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët, por gjithashtu do
të forcojë ekonominë tonë. Të jem Kryeministri i parë shqiptar, për mua
nuk është vetëm një simbol i barazisë, por është një mjet për të
përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve”, tha Ziberi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments