7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmePremtimi më i veçant deri tani: Kekenovski premton kthimin e Gruevskit në...

Premtimi më i veçant deri tani: Kekenovski premton kthimin e Gruevskit në afat prej 3 muajve

Jove Kekenovski, bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2 nga koalicioni “Asnjëherë e Veriut, gjithmonë Maqedoni”, sot në një konferencë për media ka premtuar se nëse do të jenë pjesë e pushtetit në Qeverinë e ardhshme, do ta sjellin Gruevskin nga Budapesti në afat prej 3 muajve, informon Zhurnal.

Ai tha se ministrja e drejtësisë dhe kolegët e saj partiak i kanë mundësuar Gruevskit të ikë në Budapest, ndërsa ajo nuk lëvizë as me gishtin më të vogël për ta kthyer atë dhe të përgjigjet për veprat e tij të kundërligjshme.

“Ashtu si iku, ashtu do të kthehet, ndërsa paratë e vjedhura do t’i ndajë me qytetarët. Në këtë matricë të joseriozitetit, pandërgjegjshmërisë dhe dembelizmit përfshihet dhe Gjykata Kushtetuese e cila dje nuk kishte guxim të hedhë poshtë iniciativën për anulimin e paragrafit 5 nga neni 353 nga Kodi Penal i cili ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë tenderëve publik. Paramendoni madje katër nga nëntë gjithsej gjykatës në Gjykatën Kushtetuese janë shprehur se i njejti duhet të anulohet, sepse njerëzit që janë të akuzar nga PSP për keqpërdorime milionëshe me tenderët kanë vuajtur përshkak interpretimit të zgjeruar të kësaj rregullore. T’i rikujtoj gjykatësit kushtetues dhe avokatin parashtrues se ekziston një institut i cili quhet interpretim autentik i ligjit. Gjykatësit kushtetues janë turp i shteti dhe për këtë përsëri kërkojmë shkarkimin e gjykatësve dhe nëse kjo nuk ndodhë, pas konstitutimit do të shkarkimin përsëri të tyre”, tha ai.

Ai gjithashtu akuzoi Qeverinë aktuale se ka dështuar në menaxhimin e situatës me Covid 19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments