Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë periudhës sa ka ushtruar postin e Ministrit të Shëndetësisë, i ka ndarë TENDER dhe i ka paguar përmes disa transaksioneve 43 milion denarë apo 700 mijë euro dajës së Krsto Mukoskit, deputetit të VMRO-DPMNE-së, i cili me 27 Prill të vitit 2017 u hapi dyert protestuesve të dhunshëm të cilët më pas rrahën pothuajse për vdekje pikërisht kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, informon GAZETA.MK
Në dokumentin e marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Financave mund të shihet saktë se në cilën periudhë dhe për çfarë qëllimi Taravari i ka ndarë TENDER dajës së Mukoskit.
Kompania VIA VEVÇANI me seli në Vevçani, rrethi i Strugës është pronë e Gjorgji Ugrinovskit, dajë i deputetit të VMRO-DPMNE-së Krsto Mukoski.
Burimi: GAZETA.MK