11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Virusi nuk u zhduk gjatë verës, në vjeshtë presim goditje e...

Filipçe: Virusi nuk u zhduk gjatë verës, në vjeshtë presim goditje e fuqishme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce në konferencën e sotme për shtyp tha se pret që gjatë vjeshtës vendi jonë do të ketë goditje më të fortë nga Covid-19, për të cilin, siç tha ai në po zhvillohen konsultime dhe koordinim me drejtuesit e qendrave mjekësore në vend për të përgatitur objektet mjekësore për vjeshtë.

“Sipas të gjitha analizave dhe parashikimeve, supozimi mbetet se në vjeshtë virusi do të përhapet më shpejt dhe më fuqishëm sepse edhe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të jenë në ambiente të jashtme, ata do të jenë më shumë brenda”, tha Filipce.

Filipçe tha se parashikimet e disa autoriteteve botërore të shëndetit se koronavirusi gjatë verës do të zhduket nuk u realizuan.

“Kjo e konfirmon se virusi është këtu. Siç po shihet, do të qëndrojë për një kohë të gjatë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Duhet ta përgatisim sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha mes tjerash Filipce.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments