0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiAngli, Ministri i Financave: Hani jashtë për të mbështetur restorantet

Angli, Ministri i Financave: Hani jashtë për të mbështetur restorantet

Ministri i Financave, Rishi Sunak inkurajoi sot britanikët të “hanë jashtë për të mbështetur” punësimin në restorante, në ditën e parë të rihapjes së pube-ve, restoranteve dhe kafeneve në Angli, të mbyllura që prej mesit të muajit mars për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për të përditshmen “The Times”, Rishi Sunak u shpreh i shqetësuar përsa i përket punësimit të një gjenerate të shënuar nga koronavirusi.

“Ne nuk dëshirojmë ta humbim këtë gjeneratë”, deklaroi ministri, i cili kërkoi me çdo çmim që njerëzit të mund të rigjejnë punën që kishin para epidemisë.

“Duke ngrënë jashtë si mbështetje, ne mund t’i mbrojmë këto të punësuar”, kërkoi ai duke shprehur frikën se shumica e të prekurve do të ishin “gra”, “të rinj” dhe “punonjësit me kohë të pjesshme”.

Kjo deklaratë erdhi pasi Anglia ndërmori sot një hap tjetër kyç në kthimin e saj në normalitet, me hapjen për herë të parë të pube-ve, hoteleve, restoranteve dhe kafeneve që prej vendosjes së masave kufizuese më 23 mars për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments