Jemi këtu për të theksuar edhe njëherë dështimin e radhës të BDI-së, gjegjësisht teleferikun në Kodrën e Diellit. Përveç se punimet për teleferikun u vonuan shumë, ai sot akoma nuk është funksional dhe nuk i përmbush kriteret për sigurinë e turistëve.
Është pritur shumë për ndërtimin e një teleferiku modern dhe të sigurt, por edhe këtë herë BDI i zhgënjeu qytetarët. Mungojnë shumë gjëra, mungojnë zhvillimet dhe ajo çka është me rëndësi, është largimi i ELEM-it që ka uzurpuar këtë vend.
Mungesa e vendeve për parkim, mungesa e kanalizimit fekal dhe atmosferik, infrastruktura rrugore, ndriçimi, janë poashtu probleme tjera elementare që mbeten çështje të pazgjidhura në funksionimin e qendrës turistike, gjegjësisht Kodrës së Diellit Akoma nuk ka një revizion të projektit të teleferikut për të cilin do të raportohen lëshimet gjatë punës.
Pse deri më tani mungon formulimi i një raporti të tillë, sepse dihet që projekti do të del i dështuar dhe i papërfunduar. Gjithsesi vijmë te momenti se dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe ajo është BDI-ja.
Lëvizja BESA