Aleanca për shqiptarët ka prezantuar platformën e saj parazgjedhore në Dibër. Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela tha se “Dibra është rrënja e shqiptarisë, andaj është e madhe”.“Rruga e Arbrit që ka për qëllim të bashkoj Arbrit nga Shkupi e Tetova, Gostivari, nëpërmjet Dibrës, në Tiranë e në Durrës, me Aleancën dhe Alternativën do të jetë realitet edhe për këtë pjesë në të cilën jetojnë shqiptarët. Kombi dhe shqiptaria ka kuptim kur ata komunikojnë lehtë me njëri tjetrin”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.Ndër të tjera ai shtoi se ndjen keqardhje kur sheh shtëpi boshe dhe shkolla pa fëmijë.