Mbrëmë pas mesnate në Tetovë është kapur një polic duke vizatuar gravite me përmbajtje të partisë maqedonase VMRO-DPMNE në vende publike.
Kur patrulla policore ka kontrolluar nëpër qytet, e kanë kapur nëpunësin policorë. Ai në atë moment vetëm se kishte vizatuar flamurin “Vergina” dhe mbi shkrimin VMRO-DPMNE.
Polici ka vizatuar grafitin së bashku me pesë persona të tjerë.
Kur policia i ka pyetur nëse kanë leje për vizatim, ata janë kthyer: “Do të pyetni në selinë e partisë”.
Policia u ka kërkuar vetëm letërnjoftimet, ndërsa polici vet është legjitimuar duke u prezantuar si kolegë i tyre.
Polici thuhet se është pjesë e policisë kufitare. Ngelet të shihet nëse MPB do të ngritë procedurë disiplinore kundër tij dhe shokëve të tij.