Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shpjeguar një problem të ri nga numri i madh i infeksioneve globale me koronavirus.
Ndërsa 1 milion raste të reja të koronavirusit konfirmohen në të gjithë botën në javë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se spitalet po përballen me mungesë të koncentratorëve të oksigjenit të nevojshëm për të mbështetur frymëmarrjen e pacientëve me Covid-19 që vuajnë nga shqetësimi i frymëmarrjes, raporton Reuters.
“Shumë vende tani po përjetojnë vështirësi në marrjen e përqendruesve të oksigjenit,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Kërkesa aktualisht po tejkalon furnizimin”, shtoi ai.