Edhe pse tash disa vite në Shkollën e elektro-makinerisë në Ohër në konkursin parashihen dy paralele në gjuhën shqipe, njëra për energjetikë dhe tjetra për inxhinier qarkullimi në komunikacion, nga kjo shkollë thonë se nuk ka interesim nga nxënësit shqiptarë. Për këtë vit nuk është paraqitur asnjë nxënës. Në shkollat tjera nuk ka paralele në gjuhën shqipe
Nuk ka interesim. Por të kishte do kërkonim ndonjë zgjidhje. Nuk është patjetër të jetë në të njëjtin objekt. Kemi edhe objekte tjera në Vetëqeverisjen lokale që mund të përshtaten”-tha Sasho Nedeski, drejtor i Qendrës shkollore elektro-mekanike.
Për shkak të situatës së këtillë edhe këtë afat nxënësit shqiptarë nga Ohri, shumë shpesh shkollën e mesme e vazhdojnë në Strugë ose mbeten në Ohër dhe mësojnë në gjuhën maqedonase.
Në shkollën e mesme profesionale “Niko Nestor” në Strugë, në afatin e parë janë paraqitur 12 nxënës shqiptarë nga Ohri, por numri pritet të jetë më i madh në afatin e dytë, ndërsa në Gjimnazin “Ibrahim Temo”, deri tani janë paraqitur 11 nxënës shqiptarë nga Ohri.