Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozel Borel deklaroi se BE-ja nuk mund të pohojë se është faktor politik ndërkombëtar nëse nuk arrin ta zgjidhë çështjen e Kosovës.
Ai në fjalimin në Forumin e organizuar nga Plani Marshall gjerman në Bruksel, i shprehu falënderim Shtëpisë së Bardhë për angazhimet që sërish t’i ulë në tryezën negociuese presidentin e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.
Borel theksoi se BE-ja “nuk është duke garuar me SHBA-në për medalje të artë” për Ballkanin.