4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi / Do të mbajmë fushatë të sigurt dhe 100 për qind...

Zaevi / Do të mbajmë fushatë të sigurt dhe 100 për qind votim të sigurt më 15 korrik

Në kushtet e pandemisë globale të coronavirusit, ne do të zhvillojmë një fushatë të sigurt dhe votim 100 përqind të sigurt më 15 korrik, njoftoi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Ai njofton se fushata e tyre do të jetë pa mitingje dhe tubime të mëdha, ndërsa të gjitha ngjarjet potencialisht të rrezikshme do të zëvendësohen me mënyra të reja alternative të fushatës.

Ai i bëri thirrje opozitës OBRM-PDUKM që të ndalojë, siç deklaroi ai, me aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, duke organizuar takime në të cilat nuk respektohen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare që të pranojnë protokollet për mbrojtjen e shëndetit, ndërsa OBRM-PDUKM urgjentisht të ndalojnë aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, duke organizuar takime që nuk respektojnë masat dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Ruajeni shëndetin tuaj dhe më 15 korrik ne do të fitojmë dhe ta tejkalojmë këtë krizë së bashku, të bashkuar”, tha Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments