Ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar është joserioze, pasi kandidati është inekzistent. Kështu vlerësoi mbrëmë në Click Plus Arjanit Hoxha i Lëvizjes Besa. Ai tha se kjo është vetëm fushatë e BDI-së, për të shpëtuar nga humbja në zgjedhje. Duke komentuar foton e BDI-së me profil të zbrazur, Hoxha tha se aty sheh vetëm Zaevin dhe Mickoskin dhe se Zaevi është kandidati i tyre për kryeministër.
“Unë kam koalicion me Zoran Zaevin dhe imponimi jot është politik i pastër dhe këtë nuk do ta lejoj. Ti je duke treguar para opinionit foto të zbrazët mes Zaevit dhe Mickoskit dhe po mes Zaevit dhe Mickoskit, Zaevi është kandidati jonë për kryeministër,” tha Arjanit Hoxha, Lëvizja Besa.
Agron Vrangalla, TV21: Epo është e kryer puna dhe ku është këtu tendenca ime?- Advertisement –
Arjanit Hoxha: Tendenca jote është për të imponuar idenë se duhet të flasim për një kryeministër inekzistent.
E kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për Klan Kosova, tha se emri i kandidatit për kryeministër shqiptar do të bëhet i ditur në ditën që do të fillojë fushata zgjedhore.
“Idenë e kemi që të jetë kandidaturë mbi partiake. Janë disa emra me të cilët jemi në komunikim dhe nuk dua tani ta shpalos këtë punë që ne e bëjmë deri në shpalosjen e kandidaturës,” tha Ali Ahmeti, lideri BDI-së.
Gazetari: Dhe kjo do t’bëhet në ditën e parë kur fillon fushata zgjedhore?
Ali Ahmeti: “Sigurisht ditën e parë në do të jemi me kandidat për kryeministër.”
Ahmeti tha se janë proces të konsultimeve me akademikë e shoqëri civile për emrin e kandidatit për Kryeministër shqiptar dhe se kanë disa emra për të cilët po konsultohen.