Ditë më parë, në emisionin “10 Minuta” në TV 21, i ftuar ka qenë ministri i Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili. Gjatë bisedës në lidhje me sferën e kulturës në kohë pandemie, Hysni Ismaili tha: “Teatri Shqiptar në Shkup është kompletuar në mandatin tim. Tash po presim lejen nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Tashmë vetëm për shkaqe teknike nuk mund të fillojë me punë Teatri Shqiptar i Shkupit”. Sipas Ismailit, synimi i tij është rihapja e Teatrit Shqiptar në Shkup.