11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePE voton raportin për negociatat me Shqipërinë, Varhelyi/ Duhet më shumë punë...

PE voton raportin për negociatat me Shqipërinë, Varhelyi/ Duhet më shumë punë për reformat

Parlamenti Europian voton raportin e eurodeputetit Tonino Picula për Integrimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në fokusin e këtij raporti është dhe hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Parlamenti Europian ve theksin te efekti i dëmshëm i dështimit të Këshillit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me të dy vendet në qershor të vitit 2018, qershor të 2019 dhe tetor të 2019. Për eurodeputetët, zgjerimi është në interesat politike dhe të sigurisë së Bashkimit Europian.

Në deklaratat e bëra nga raportuesit Picula dhe komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi në seance plenare kërkohet, që Këshilli i ministrave të aprovojë shpejt kuadrin negociues për të dyja vendet dhe data konkrete për çeljen e negociatave.

“Ne mirëpresim metodologjinë e re për zgjerimin dhe vendimin e Këshillit të ministrave pêr të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në deklaratën e Zagrebit. Tani nevojitet zbatimi i këtyre angazhimeve dhe data konkrete për çeljen e negociatave të anëtarësimit“, u shpreh eurodeputeti Tonino Picula.

Ndërsa komisionari për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi:

“Këtë javë, ne do t’i prezantojmë Këshillit të ministrave kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, së bashku me një vlerësim të progresit të bërë. Ne presim që kuadrin negociues dhe datat për konferencat ndërqeveritare të bëhet shpejt. Zgjerimi bazohet në meritën e secilit vend. Për të bërë progres në Integrimin Europian, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë më shumë përpjekje për zbatimin e reformave. Më shumë punë kërkohet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimit tê shtetit ligjor, si dhe lirive themelore dhe të drejtave të njeriut”.

PE: Të liberalizohen vizat me Kosovën
Parlamenti Europian kërkon liberalizimin e vizave për Kosovë duke konsideruar që standardet janë përmbushur që nga korriku 2018.

Vendet e rajonit
Nga ana tjetër, kërkohet të rritet dinamizmi i negociatave me Malin e Zi dhe Serbisë. Në raportin Picula nënvizohet, se metodologjia e re duhet të rrisë thellësinë, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e reformave të integrimit, duke sjellë rezultate konkrete për vendet aspirante.

Një theks i veçantë vihet mbi nevojën për përmirësimin e matjes së përparimit të reformave në terren, duke përfshirë edhe ekspertë të sundimit të ligjit nga shtetet anëtare.

Lidhur me parimet demokratike, deputetët europianë i kërkojnë Komisionit Europian të lehtësojë përpjekjet për të kapërcyer polarizimin politik dhe bojkotet parlamentare të zgjatura, si dhe të forcojë mbikëqyrjen parlamentare në të gjitha vendet e rajonit.

Në këtë kuadër kërkohet nxitja e reformave zgjedhore që sigurojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Presionet ndaj medias
Lidhur me liritë themelore, Parlamenti Europian kërkon të dënojë fushatat e njollosura, kërcënimet dhe frikësimin ndaj gazetarëve dhe mediave, dhe të këmbëngulë në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave të tilla, si dhe të forcojë rolin e shoqërisë civile, si një aktor i domosdoshëm në procesin e konsolidimit demokratik.

Për ekonominë, theksi vihet te paketa e investimit ekonomik dhe social në vendet e rajonit, që Komisioni Europian pritet të prezantojë në vjeshtë.

Raporti Picula, përmban mbi 85 pika që prekin të gjitha fushat e Integrimit Europian./ Erisa Zykaj, Bruksel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments