7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMBI 20 USHTARË TË VRARË, ÇFARË NDODHI MES KINËS DHE INDISË

MBI 20 USHTARË TË VRARË, ÇFARË NDODHI MES KINËS DHE INDISË

Së paku 20 ushtarë indianë u vranë në një përplasje me forcat kineze në Ladakh të Kashmir, thonë zyrtarët në Indi.

Autoritetet kineze nuk japin detaje mbi humbjet e tyre, por deklarojnë vetëm se kanë 43 fatkeqësi, por nuk dihet nëse janë viktima apo të plagosur.

Sipas mediave të huaja, incidenti pasoi pas rritjeve të tensioneve mes dy palëve dhe kjo është përplasja e parë vdekjeprurëse në 45 vite.

Ushtria indiane fillimisht raportoi të martën për tre ushtarë të vrarë, duke shtuar se të dy palët pësuan viktima. Mirëpo më vonë një numër i ushtarëve të plagosur vdiqën nga plagët.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme në Indi, akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar, e cila parasheh respektimin e Linjës së Kontrollit Aktual (LAC) në Luginën e Galwan.

Për herë të parë në 40 vitet e fundit, ushtarë të dy fuqive bërthamore, që së bashku numërojnë pothuajse 3 miliardë banorë, janë përballur ushtarakisht në kufirin mes tyre, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Shkëmbimi i zjarrit, që sipas burimeve mori formën e një beteje të vogël, ka shkaktuar të paktën 20 viktima tek ushtarët indianë, ndërkohë që autoritetet kineze nuk japin shifra mbi humbjet e tyre, edhe pse flitet që viktima ka pasur nga të dy anët./TCH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments