Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do ta sjellë në Kosovë ushtria zvicerane.
Sipas një publikimi të Lajçak në Tëitter ai tashmë është nisur dhe shumë shpejtë do të arrijë në Kosovë për të vazhduar me takimet të cilat i ka në agjenden e ditës së sotme.
“Pas ndërlikimeve të lehta të udhëtimit dje, bashkësia ndërkombëtare filloi në veprim. Tani jam duke shkuar për në Prishtinë – mirësjellje e ushtrisë zvicerane. Mezi pres që zyrtarisht të filloj vizitën time në Kosovë”, ka shkruar ai.
Mirosllav Lajçak do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, takim ky, i cili pritet të realizohet prej orës 17:45 ndërsa kryeministri Avdullah Hoti e ka konfirmuar takimin me Lajçakun në ora 18:30
Siç është thënë në njoftim, pas takimit nuk do të ketë prononcim për media por vetëm komunikatë për media.përcjell kallxo.mk
Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, njoftoi se më 27 qershor pritet një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje.Këtë lajm e kanë përshëndetur presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Avdullah Hoti.