Në komunën e Tetovës sot u realizua mbledhja e 16-të me radhë e shtabit të krizës për luftë kundër COVID-19, ku morë vendimi që të hiqet ndalesa për transportin publik në Komunën e Tetovës dhe komunave për rreth.
“Sa i përket ndalesës për transportit të organizuar ndërurban në komunën e Tetovës dhe komunat përreth, duam të informojmë opinionin se ne si Shtab komunal i krizës vlerësuam se ndalesa e cila u soll me përfundim të shtabit qeveritar të krizës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dhe tani me përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme ky përfundim nuk ka fuqi juridike dhe si rrjedhojë transporti i organizuar ndërurban mund të vazhdojë, me respektim strikt të protokolleve mbrojtëse nga ana e transportuesve”, shkruan kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Arifi u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi si mbajtja e maskave mbrojtëse dhe ruajtja e distancave.